Përshkrimi
Kalifja, një nga kryeveprat e shkrimtarit italian Alberto Bevilacqua, po sheh për herë të parë dritën e botimit në gjuhën shqipe. Një libër plot me ndjenjë që paraqet jetën e një gruaje në një nga provincat italiane të viteve '50. Kalifja, një femër me një bukuri jashtë të zakonshmes, e cila na paraqitet me të tëra të vërtetat e saj. Historia vihet në gojën e dy personave, autorit dhe vetë personazhit kryesor, Kalifes, cila na tregon vetë vuajtjet dhe ndjenjat e saj më intime. Një jetë që ka dukjen e një lumturie të përjetshme, por që merr një drejtim krejt të papritur. Një femër në kërkim të lumturisë, që edhe kur mendon se më në fund ka gjetur paqen, Zoti ia merr atë përnjëherë në momentin më të bukur. Një roman ndryshe nga të tjerët, i cili të vë në mendime për jetën dhe të papriturat e saj. Një nga kryeveprat e letërsisë italiane, që nuk mund të lihet pa lexuar.
|