Print Close

Oliver Jens Schmitt - Skėnderbeu

Gjinia:Histori - Nr. faqesh:573

Autori:

Oliver Jens Schmitt

Titulli:

Skėnderbeu

Pėrkthyesi:

Ardian Klosi

Gjinia:

Histori

Ēmimi:

1500 Lekė

Nr. faqesh:

573

ISBN:

978-99956-67-50

 

 

Pėrshkrimi

 

Jeta e Skėnderbeut nuk ishte nje marshim triumfal, por njė luftė e vazh-dueshme pėr mbijetesė, e mbushur me disfata, situata nė dukje pa rrugėdalje, por shpesh edhe me kthesa tė papritura tė fatit. Pa vullnetin e prijėsit, pasuesit e rraskapitur do t'u ishin nėnshtruar herėt osmanėve. Mirėpo ishte pikėrisht vullneti i Kastriotit pėr fitore ai qė tek e fundit i tėrhoqi malėsorėt drejt rrėnimit.
Sfidės sė padėgjuar tė ish-oficerit tė tyre dezertor sulltanėt i ishin pėrgjigjur me njė ashpėrsi tė panjohur mė parė.
Kėshtu jeta dhe kryengritja e Skėnder-beut u bė dhe tragjedia e trevės sė tij tė prejardhjes, e cila si asnjė rajon tjetėr i Ballkanit u shkretua e u shpopullua nga osmanėt. Ėshtė gati emblematike vetmia e Skėnderbeut nė ditėt e tij tė fundit: hakmarrėsi i t'et, kundėrshtari i dy sulltanėve, atleti i Krishtit, Aleksan-dri i Ri u ndodh i vetėm mbi rrėnojat e veprės sė tij. Pėrreth tij ishte ulur nė varr njė botė e tėrė, papėt dhe sun-dimtarėt, tė cilėt i kishin premtuar dhe dėrguar ndihmė, fqinjėt e tij tė krishterė nė Ballkanin sllav dhe grek, fisnikė tė tjerė tė Arbėrisė, por sidomos shpura e tij e vogėl e besnike e pasuesve. Vetėm se bota pas tij nuk deshi tė dinte pėr kėtė fat tragjik. ajo dėshiroi njė hero ngadhėnjimtar nė luftėn pėr mbijetesėė kundėr Perandorisė osmane. Kėshtu vazhdoi tė jetojė Kastrioti i madh si hero vezullues nė kujtesėn e tė krishterėve nė Ballkan dhe nė Perėndim, ndėrkohė qė u harrua se ai nė tė vertetė ishte figura tragjike e njė periudhe kur po ndry-shoheshin kohėt.
Oliver Jens Schmitt